Flash News

E-TJERA

Sot konferenca e 8-të Ndërqeveritare me BE, Shqipëria përballë kushteve të IBAR-it

Sot konferenca e 8-të Ndërqeveritare me BE, Shqipëria

Në Bruksel mbahet sot Konferenca e tetë Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian, e cila vjen disa ditë pas miratimit me kushte të raportit të IBAR. Takimi i sotëm mes unionit dhe qeverisë shqiptare i hap rrugë fazës së mbylljes së negociatave me BE-në.

Raporti i miratuar së fundmi, krahasuar me atë të muajit shkurt, ka ndryshime që vendosin në dukje kushtet e unionit për integrimin e Shqipërisë.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) është i pari për të cilin BE-ja flet për “përpjekje të shtuara dhe shqetësuese”, përfshirë nga “nivele të larta”, për ndikim mbi institucionet e drejtësisë.

Edhe koncepti mbi korrupsionin ka ndryshuar, sepse nëse në draftin e parë cilësohej si “shqetësim serioz”, në draftin e miratuar së fundmi konsiderohet “shqetësim vendimtar”.

Rrjetet e patronazhimit futen për herë të parë në dokumentin e IBARI-t, duke kërkuar masa kundër keqpërdorimit të burimeve shtetërore dhe ndikimit të rrjeteve të patronazhit.

Një tjetër shqetësim janë zgjedhjet, ku në draft citohet zbatimi i rekomandimeve zgjedhore me zgjedhjet bashkiake të ardhshme.

Çështja “Balluku”, po ashtu, zë një peshë të madhe në raport, pasi unioni qartazi kërkon “zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe respektimin e standardeve të Komisionit të Venecias për çështjet e imunitetit.”

 

Të fundit