Flash News

E-TJERA

Sot la qelinë, Fredi Beleri pritet me ovacione dhe flakadanë në Himarë

Sot la qelinë, Fredi Beleri pritet me ovacione dhe flakadanë në

Eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri ka mbërritur në Himarë ku është pritur nga qindra banorë.

Ai  është pritur nga dhjetëra simpatizantë me brohoritma, flakadanë dhe muzikë  në sheshin pëballle zyrës së Omonias. 

Kujtojme se Beleri ka lënë sot qelinë e burgut, pas vuajtjes së dënimit 2 vjeçar për korrupsion në zgjedhje. Gjykata e Fierit ka vendosur sot që Beleri të lirohet me kusht, edhe pse kishte ende dhe 6 javë nga koha e dënimit për të vuajtur. Tre seancat e mëparshme për lirimin e Belerit kanë dështuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm. 


Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga Demokracia e Re në zgjedhjet europiane të 9 qershorit. Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë. 

Të fundit