Flash News

E-TJERA

Sot seanca për “Babalen”, Salianji i shoqëruar nga deputetët e PD

Sot seanca për “Babalen”, Salianji i shoqëruar nga

Zhvillohet sot seanca e radhës për çështjen “Babalja”, në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

Deputeti Ervin Salianji është i pranishëm në seancë, i shoqëruar nga deputetët e tjerë të PD. Konkretisht, krah Salianjit janë parë: Ferdinad Xhaferi, Emilja Koliqi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Agron Gjekmarkaj, Lefter Gështenja, Bledian Nallbati, Dhurata Çupi, Luan Baçi, Gazmend Bardhi, Luçiano Boçi, Ludovik Hasani, Kastrioti Piroli, Asllan Dogjani dhe Dashnor Sula.

Salianji bëri vite më parë disa denoncime për vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, i cili rezultoi i dënuar me 7 vite në Itali dhe prej disa vitesh jetonte i lirë në Shqipëri.

Të fundit