Flash News

E-TJERA

SPAK i sekuestroi telefonin, Ilir Porda përzgjidhet nga ministri për postin e kreut të Policisë së Shtetit

SPAK i sekuestroi telefonin, Ilir Porda përzgjidhet nga ministri për

Ilir Proda, është emri që ka përzgjedhur ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, për kreun e Policisë së Shtetit.

Proda ka mbajtur së fundmi postin e drejtorit të Policisë së Elbasanit. Pak kohë më parë, SPAK i sekuestroi Ilir Prodës telefonin me dyshimet se ka pasur dekonspirim të operacionit për kapjen e Çopjave.

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar ministrin Hoxha ta përzgjedhë si të preferuarin.

Proda ka nisur rrugëtimin e tij në uniformat blu në vitin 2005 fillimisht si specialist i policisë kriminale në komisariatin nr. 3.

Në 2013 ai emërohet shef komisariati, detyrë të cilën e mbajti gati një vit dhe dy vite të tjera, deri në vitin 2016 shërbeu si shef i komisariatit të Bulqizës.

Në korrik të vitit 2019 pasi merr gradën kryekomisar ai emërohet zv. drejtor për hetimin e krimeve në Korçë. Në mars të vitit 2023, pasi mori gradën drejtues, ai u emërua drejtor i policisë Elbasan.

Të fundit