Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim dosjen e Erzen Breçanit dhe 10 të tjerëve

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet paraprake për personat e dalë në përgjimet e SCYEÇ, për trafik droge, ku mes tyre u zbuluan edhe komunikimet e ish-nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçanit, djalit të tij, ish-shefit të policisë Dedan Gjonit, dhe personave të tjerë.
Dosja këtij grupi të strukturuar kriminal i zbuluan në 2023, i kalon tashmë Gjykatës së Posaçme. Në këtë dosje, të hetuarit Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj (Dedja), Dedan Gjoni, Eralbi Breçani, Besmir Murtati, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova, Jonida Babameto, Erzen Breçani.
Gjatë hetimit u bë e mundur dokumentimi i një grupi të strukturuar kriminal mjaft të rrezikshëm me të paktën 11 (njëmbëdhjetë) të akuzuar në këtë fazë të hetimit.
Ky grup i strukturuar kriminal karakterizohet nga një organizim i mirë koordinuar dhe një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet anëtarëve të tij. Grupi është i përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, ku çdo anëtar ka role dhe detyra specifike, nga financimi dhe porositja, deri te transporti dhe shpërndarja e lëndëve narkotike. Anëtarët shfrytëzojnë lidhjet e tyre ndërkombëtare, veçanërisht në vendet e Amerikës Latine dhe Evropës, për të siguruar furnizimin dhe transportimin e narkotikëve. Gjithashtu, ata janë të angazhuar në pastrimin e parave të përftuara nga aktiviteti kriminal përmes investimeve të dukshme legjitime, për të fshehur burimin e vërtetë të të ardhurave.
Përveç trafikut të narkotikëve, ky grup i strukturuar kriminal shfrytëzoi pozitat zyrtare të disa funksionarëve të agjencive ligjzbatuese shqiptare për të mbledhur dhe shpërndarë informacion të klasifikuar, të cilët i ndihmonte anëtarët e tij që t’i shmangeshin drejtësisë dhe të vijonin aktivitetin kriminal. Ky grup i strukturuar kriminal është i përfshirë në sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve dhe në përkrahjen e autorëve të krimit, duke strehuar dhe ndihmuar individët e kërkuar nga ligji. Anëtarët shfrytëzonin aksesin në sistemet e të dhënave zyrtare për të mbledhur të dhëna dhe për të mbështetur veprimtarinë e grupit, duke përdorur teknologjinë dhe informacionin për të planifikuar, ekzekutuar dhe fshehur veprimet e tyre kriminale. Ky grup i strukturuar kriminal ka arritur të integrojë dhe investojë produktet e veprimtarisë kriminale në investime të rëndësishme si një shoqëri hidrocentrali, por dhe në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe në mjete financiare.
Nga analiza e provave dhe akteve të grumbulluara gjatë hetimit paraprak të këtij procedimi penal, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, të kryera në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si më poshtë:
A. Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Holandë në datën 05.01.2021;
Ky fakt penal i atribuohet të pandehurve të dërguar për gjykim Ismail Zeneli, Besmir Murtati dhe Eralbi Breçani të cilët në bashkëpunim me shtetasin Ergys Dashi dhe persona të tjerë për të cilët vazhdojnë hetimet, kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal, për trafikimin e kësaj sasie kokaine nga Amerika e Jugut për në Holandë, ku në datën 05.01.2021 u bë e mundur sekuestrimi i kësaj ngarkese si dhe arrestimi i një shtetasi holandez.
B. Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;
Sekuestrimi i kësaj ngarkese me lëndë narkotike të llojit kokainë i është atribuar të pandehurve Ismail Zeneli (në rolin e porositësit dhe financuesit), Artan Sulejmani (financues), Eralbi Breçani (porositës dhe financues), Besmir Murtati (porositës dhe financues) dhe shtetasi Ergys Dashi i cili siguronte furnizimin me kokainë në vendet e origjinës si dhe më tej edhe ngarkimin e saj në port me destinacion portet e Evropës.
C. Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erëitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;
Lidhur me këtë fakt penal duhet theksuar se i pandehuri Albert Prenga, ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike. Në aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve, i pandehuri Albert Prenga ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë shqiptarë të paidentifikuar, si dhe me të pandehurin Dedan Gjoni, i cili del në pah si bashkëpunëtor dhe porositës dhe financues në sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar, kurse i pandehuri Bajram Grabova ka pasur rolin e transportuesit të lëndës narkotike.
D. Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve për vrasjen e dy shtetasve në Republikën e Shqipërisë;
I pandehuri Ismail Zeneli në bashkëpunim me të pandehurit Bujar Ajeti, Adrian Cenaj dhe të pandehurin Dedan Gjoni kanë ndërmarrë veprime konkrete në drejtim të sigurimit të kushteve, duke gjurmuar, identifikuar banesat dhe mbikëqyrur lëvizjet e E. N., A. N. dhe S. N., për të kryer një vrasje ndaj tyre.
I pandehuri Bujar Ajeti, në marrëveshje me të pandehurin Ismail Zeneli kanë organizuar duke u investuar personalisht në gjetjen e banesave të shtetasve objektiv vrasje, kanë kryer veprime në drejtim të sigurimit të kushteve për kryerjen e një vrasje, qëllim ky i të pandehurit Ismail Zeneli.
Bujar Ajeti dhe Ismail Zeneli kanë kërkuar dhe gjetur persona të tjerë për të mbledhur të dhëna të dobishme për qëllimin e tyre kriminal. Nga ana tjetër, Adrian Cenaj, lidhje familjare e Bujar Ajetit, ka bashkëpunuar dhe mbështetur planin e Bujar Ajetit.
I pandehuri Dedan Gjoni, punonjës policie, duke përdorur sistemet e Policisë së Shtetit, në të cilat ka patur akses për shkak të detyrës që ushtronte, ka mbledhur të dhëna dhe është vënë në shërbim të qëllimeve të shtetasit Ismail Zeneli dhe jo për nevoja të diktuara nga detyra zyrtare e tij, e cila ishte të ruante rendin dhe qetësinë publike si dhe jetën e personit. Hetimi ka provuar se i pandehuri Ismail Zeneli kishte si motiv hakmarrjen ndaj personave të cilët ishin planifikuar si objektiv për tu eliminuar.
E. Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale në Republikën e Shqipërisë;
I pandehuri Erzen Breçani me veprime aktive të kundraligjshme ka administruar dhe futur në qarkullim të ardhurat e përftuara nga i pandehuri Eralbi Breçani si rezultat i aktivitetit kriminal të trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës Latine në Evropë, me qëllim mbulimin e vërtetë të origjinës së tyre dhe vijimit të nxjerrjes së mëtejshme të të ardhurave nga aktivitetet tregtare ku janë injektuar këto të ardhura.
Nga aktet e administruara rezulton se veprimet e të pandehurve Erzen Breçani dhe Eralbi Breçani, kishin një synim të përbashkët, pengimin e identifikimit të origjinës së të ardhurave, produkte të veprimtarisë kriminale dhe integrimin e tyre në qarkullimin civil, veprime të cilat janë në shkelje të nenit 287 i Kodit Penal. Në këtë mënyrë ata kanë fshehur dhe mbuluar natyrën e vërtetë, burimin e të ardhurave që kanë qenë produkt i një vepre penale, nën petkun e “investimit” në pasuri të paluajtshme apo në aktivitete tregtare në dukje të ligjshme.
F. Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete;
E pandehura Jonida Babameto, me detyrë specialiste e ZQK Interpol Tiranë, i ka vënë në dispozicion informacione të klasifikuara punonjësit të policisë Dedan Gjoni, i cili këto informacione i’a ka transmetuar personave të ndryshëm në konflikt me ligjin në vende evropiane duke i dhënë mundësi këtyre personave që pasi të jenë vënë në dijeni për informacionet që disponon Interpol rreth tyre, të marrin masa për t’iu shmangur ligjit. Po ashtu të dhënat e shpërndara janë të dhëna sekrete, duke konsumuar kështu edhe veprën penale të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.
G. Përkrahja e autorit të krimit;
Të pandehurit Bujar Ajeti, Adrian Cenaj dhe Erzen Breçani kanë përkrahur shtetasin Nuredin Dumani i cili ishte në kërkim për kryerjen nga ana e tij të disa veprave penale shumë të rënda, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Të pandehurit Cenaj dhe Ajeti kanë strehuar dhe ndihmuar shtetasin Nuredin Dumani me qëllim që t’i shmanget drejtësisë në një moment kur për këtë person ishte caktuar një masë sigurimi nga gjykata. I pandehuri Erzen Breçani ka konsumuar veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal, duke i dhënë informacione Bujar Ajetit si dhe Nuredin Dumanit në mënyrë që t’i shmangen arrestimit nga policia gjyqësore.
Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal janë sekuestruar si produkt i veprës penale, ndër të tjera, disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, të cilat i janë bashkëngjitur akteve të dërguara për gjykim si më poshtë:
1-Shoqëria “HEC DRITA ENERGY”, me NIPT L99524601K, me pronar “R.O.S.P Breçani” shpk, i emëruar administrator për një periudhë kohore nga data 23.09.2019 deri në 23.09.2024 shtetasi Eralbi Breçani, me objekt veprimtarie “Ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimi i hidrocentralit DRITA, ku përfshihet financimi, projektimi, ndërtimi, vënien në punë, prodhimi, furnizimi, transmetimi, shpërndarja, eksportimi dhe shitja e energjisë elektrike sipas kontratës për “ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e hidrocentralit DRITA, me kapacitet prodhues 1.980 MË, në lumin e Gashit, degë e lumit Valbonë, Bashkia Tropojë, Qarku Kukës. Shitja e elektricitetit të prodhuar në Shqipëri dhe jashtë saj, blerje dhe shitje të pajisjeve për ndërtim HEC-i (tubacione çeliku, turbina, shtylla betoni, aksesorë të tjera, etj., brenda dhe jashtë vendit)”, me adresë në Kukës-Tropojë, rruga Dragobi, lumi i Gashit, dega e lumit Valbonë”;
2- Automjeti markës “Audi”, modeli “RS Q8”, vit prodhimi 2020;
3- Automjeti i markës “Mercedez Benz”, modeli “G350d”, vit prodhimi 2017;
4- Llogari bankare në shumën prej 75.000 (shtatëdhjetë e pesëmijë) euro.
Ndërkohë, për personat e tjerë nën hetim, bashkëpunëtorë në kryerjen e veprave penale të mësipërme, për të cilët nuk janë ekzekutuar akoma masat e sigurimit të miratuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për fakte të tjera kriminale, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në aktivitete kriminale që kanë rezultuar gjatë veprimeve hetimore të kryera në këtë procedim penal, është vendosur ndarja e çështjes penale dhe vazhdojnë të jenë ende në fazën e hetimeve paraprake.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38