Flash News

E-TJERA

SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Ahmetajt në Palasë dhe Hamallaj

SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Ahmetajt në Palasë dhe

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar vilën e ish-bashkëshortes së ish-ministrit Arben Ahmejat në Palasë.

Aksioni për sekuestrimin e vilës vjen disa ditë pasi SPAK mori zyrtarisht të pandehur ish-ministrin për aferën e inceneratorëve. Bashkë me vilën në Palasë, SPAK ka sekuestruar edhe vilën në Hamallaj të partneres aktuale të ish-ministrit.

Ndaj Ahmetajt rëndojnë tre akuza: “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”. Prokuroria e Posaçme ka bashkuar dy procedime penale: atë të shpërdorimit të detyrës për inenceneratorin e Elbasanit dhe korrupsion e pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj.

Të fundit