Flash News
Plagoset me armë zjarri një person në Vorë
Punonjësi i Gardës tenton vetëv*asjen në Qytet Studenti
Rama premton nga Luksemburgu, me drejtësinë 'e pavarur' do të luftojë korrupsionin
Ministri i Jashtëm hungarez: BE po humbet peshën, të përshpejtohet procedura e zgjerimit
Skemë mashtrimi me TVSH-në, Prokuroria e Durrësit lëshon urdhërarreste për 4 drejtues të bizneseve të ndërtimit në Fushë Krujë
Studentët e mjekësisë letër Kuvendit: Tërhiqni projektligjin, rishikoni kriteret
Studentët e Mjekësisë përmes një shkrese drejtuar Kuvendit, kërkojnë anulimin e projektligjit për trajtimin e veçantë të studentëve që i detyron ata të qëndrojnë në Shqipëri.
Ata kanë kërkuar të paguhen të tëra kuotat në sistem me 80% të pagës së Mjekut Specialist, e të shpërndahen nëpër spitalet e vendit për aq vite sa u takon për pagën e marrë.
KËRKESË
Lënda: Kërkesë mbi projektligjin “PËR NJË SHTESË DHE DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 60/2023 “PËR TRAJTIMIN E VEÇANTË TË STUDENTËVE QË NDJEKIN PROGRAMIN E INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË “MJEKËSI E PËRGJITHSHME” NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË”
Drejtuar: Kuvendit të Shqipërisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Minstrisë së Arsimit dhe Sportit.
Të nderuar,
Ne, studentët e degës Mjekësi e Përgjithshme të Fakultetit të Mjekësisë, të Universitetit të Mjekësisë Tiranë, kërkojmë për herë të disatë anullimin e këtij projektligji, dhe zëvendësimin e tij me një projektligj tjetër i cili ka si synim nxitjen e motivimin e studentëve dhe mjekëve për të qëndruar në Shqipëri, dhe jo detyrimin e tyre.
Më poshtë po ju renditim disa nga propozimet tona:
A. Propozime në lidhje me zëvendësimin e Projektligjit
1. *Dega Mjekësi e Përgjithshme të bëhet degë prioritare, ku çdo student të marrë pagesë mujore sa paga minimale, ku pragu i mesatares të ulet në 8.5.
B. Propozime në lidhje me ndryshime në sistemin shëndetësor, të cilat do frenonin largimin e mjekëve
1. Gjatë periudhës së stazhit, të paguhet 50% e pagës së mjekut të përgithshëm.
2. Kuotat e pambuluara të specializimeve afatgjata në Mjekësi të paguhen me 80% të pagës së Mjekut Specialist. (Për specializantët të cilët mund të kenë nisur specializimet me kuotë të lirë, të bëhet pagesa për vitet e mbetura të specializimit)
Pra, të paguhen të gjitha kuotat në sistem me 80% të pagës së Mjekut Specialist, e të shpërndahen nëpër spitalet e vendit për aq vite sa u takon për pagën e marrë.
3. Të krijohet një buxhet i dedikuar për trajnimin e specializantëve jashtë vendit për përvetësimin e teknikave të avancuara sipas fushës.
4. Pagesa e rojeve gjatë specializimit të dyfishohet, të paguhet mjeku primar dhe sekondar sipas listës së rojeve. (Aktualisht sekondari i rojes nuk paguhet.)
Duke ju falenderuar, urojmë që kërkesat tona të realizohen.
Me mirënjohje jemi në pritje të një përgjigjeje nga ju.
Studentët e degës Mjekësi e Përgjithshme