Flash News

E-TJERA

Superiorja/ Laçi fiton ndaj Kukësit, Teuta mposht kryesuesit e Vllaznisë

Superiorja/ Laçi fiton ndaj Kukësit, Teuta mposht kryesuesit e

Ekipi i Laçit ka arritur të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në garën për titull pasi ka arritur të mposhtë me rezultatin 1-2 Kukësin në transfertë.

Kurbinasit arritën që të shënonin që në minutën e '3 të takimit me anë të Emiliano Mustës dhe vetëm me këtë gol u mbyll dhe fraksioni i parë i lojë. Goli i barazimit momental për kuksianët do të vinte në minutën e '59 me anë të Patrick Friday. Por bardhezinjtë do të kalonin sërish në avantazh në minutën e '74 me anë të një njëmbëdhjetmetërshi të shndërruar në gol nga Lushkja. Pas kësaj fitoreje, ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro shkon në kuotën e 40 pikëve, një më pak se vendi i parë i renditjes që mbahet nga Vllaznia.

Një fitore të rëndësishme ka arritur të marrë dhe ekipi i Teutës përballë Vllaznisë, duke i zhytur edhe më keq shkodranët në krizë rezultatësh. I gjithë takimi u vendos nga "perlë" e Dejvi Bregut në minutën e 25-të të takimit. Vlen të theksohet fakti se shkodranët iu afruan shumë pranë barazimit në minutat e fundit, ku Ardit Hoxhaj tronditi traversën nga goditja e dënimit. Pas kësaj fitoreje, edhe "Djemtë e Detit" shkojnë në kuotën e 40 pikëve, duke ndarë vendin e dytë me Laçin dhe Partizanin me pikë të barabartë, me një pikë më pak se kryesuesit.

Më herët gjatë ditës së sotme, u zhvilluan dhe ndeshjet Apolonia-Partizani 1-1, Tirana-Bylisi 2-0 dhe Skënderbeu-Kastrioti 0-1 të vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore.

Të fundit