Flash News

E-TJERA

Takimi Rama-Kurti, analisti: Nuk mund ta quash kriminel paradite dhe pasdite ta përqafosh

Takimi Rama-Kurti, analisti: Nuk mund ta quash kriminel paradite dhe pasdite ta

Analisti nga Kosova Ismail Tasholli ka komentuar mbledhjen e 8-të të përbashkët mes dy qeverive, Shqipëri-Kosovë, gjatë të cilës u nënshkruan 19 marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve.

I ftuar në studion e “Open” në News 24, analisti e cilësoi takimin mes Ramës dhe Kurtit si një stisje për të  treguar se marrëdhëniet mes tyre janë ‘gjoja’ të mira.

Tasholli përmendi foton e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani e cila në një foto që shpërndau në rrjetet sociale, vinte re Ramën që ndodhej i veçuar nga ajo. Tasholli tha se nga të dyja palët është përdorur një retorikë e rëndë kundrejt njëri-tjetrit.

“Ka nisur si një mesazh politik dhe është përkthyer në takim teknik e po përfundon në ceremonial.
Mendoj që Kurti sikur po zëvendëson idenë e Shqipërisë së Madhe në këto takime, ai nuk e zë më në gojë bashkimin dhe modelet teknike e ndalojnë.

Një lloj stisje të takimeve për marrëdhënie gjoja të mora, në e kemi kaluar muajin e mjaltit dhe jemi në kohën e vrazhdë. Kemi ulur edhe standartin e gjuhës, një nga arsyet është e dhe një filial i Vetëvendosjes në Tiranë.

Paradite nuk mund ta quash kriminel kryeministrin dhe pasdite ta përqafosh sikur nuk ka ndodhur asgjë. E gjitha është stisje e marrëdhënieve reale mes nesh. Ka pasur fjalë shumë të rënda nga të dy anët e kufirit.

Dua të përmend rastet kur Rama ishte i vetmuar dhe shteti nuk e përcolli aty ku kishte takimet, apo foto e presidentes tonë që e preu Ramën në fotot e shpërndara në rrjetet sociale. Kjo duket në një lojë që është përfunduar në një ceremoni.

Mendoj që në princip jam pro mbledhjes po këto lloj takimesh e marrëveshjeve mund të jenë bërë në kushte normale e jo me megaorganizim. Marrëveshjet janë të domosdoshme dhe pjesa simbolike po i jep peshë të paqenë disa ngjarjeve të tilla”, tha analisti.

 

Të fundit