Flash News

E-TJERA

Të dehur dhe pa leje drejtimi/ Policia arreston 8 shoferë, ndëshkohen afro 2500 të tjerë

Të dehur dhe pa leje drejtimi/ Policia arreston 8 shoferë,

Në 24 orët e fundit Policia Rrugore ka konstatuar shkeje si shpejtësi tej normave të lejuara deri në 180 km/orë, drejtim mjeti në gjendje të dehur, parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, përdorim të celularit në timon dhe mos vendosje të rripit të sigurimit.

Nga kontrollet e ushtruara janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar gjithsej 57 leje drejtimi, 38 prej të cilave për shpejtësi përtej normave të lejuara. Policia e Shtetit bën me dije se janë ndëshkuar me masë administrative 2482 drejtues mjetesh.

Nga këta të fundit 412 janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 324 për mospërdorim të rripit të sigurisë, 746 për shpejtësi mbi normat e lejura dhe manovra të rrezikshme, 178 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 711 masa për parakalime të gabuara dhe 111 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.

Të fundit