Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë në Gjykatën e Apelit, qëllohet gjyqtari Astrit Kalaja

Të shtëna me armë në Gjykatën e Apelit, qëllohet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne brenda ambjenteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Një person i identifikuar si, Elvis Shkambi është futur i armatosur brenda gjykatës dhe ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit Astrit Kalaja duke e lënë të plagosur rëndë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë zhvillimit të një procesi gjyqësor.

Kalaja është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet. Nuk dihen ende arsyet që e kanë çuar autorin në aktin ekstrem, sakaq ky i fundit është arrestuar nga Policia dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale. 

Të fundit