Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë në Tiranë, një i plagosur

Të shtëna me armë në Tiranë, një i plagosur

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur  paraditen e sotme në Tiranë në rrugën Princ Vidi.

 Mësohet se  Ervin Nela është plagosur nga kushëriri i tij, Mario Nela.

Ai ka marrë një plumb në pulpën e këmbës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë

Plagosën me armë zjarri një shtetas, identifikohen 3 autorët e dyshuar.

Shoqërohen në Polici 2 prej tyre dhe vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit se, ditën e sotme ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një shtetas, dyshohet i plagosur me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi i autorëve të dyshuar, shtetasve G. N., E. N., dhe M. N., të cilët pas një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, në afërsi të vendit të quajtur "Rrethrrotullimi i 3-shit", dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin E. N., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit G. N., dhe E. N., janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme dhe vijon puna për kapjen e shtetasit M. N.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të fundit