Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në Theth, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri në Theth, plagoset një person

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot pasdite në Theth të Shkodrës, ku shtetasi G.T ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës.

Sipas njoftimit të policisë ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes, por po hetohet për të zbardhur të plotë skenën dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë

Në fshatin Theth, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.T, i cili po transportohet për në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të fundit