Flash News

E-TJERA

Të shtënat në Vorë, policia jep detaje: 31-vjeçari qëlloi me armë nga BMW-ja

Të shtënat në Vorë, policia jep detaje: 31-vjeçari

Tre persona janë përfshirë në një konflikt në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës, pasditen e së martës.

Dy prej tyre udhëtonin në një mjet tip “Golf 5”, ndërsa tjetri në një mjet tip “BMW”. Ky i fundit dyshohet se gjatë konfliktit ka qëlluar me armë.

Nga të shtënat nuk ka të plagosur dhe po punohet për kapjen e 31-vjeçarit.

“Më datë 24.09.2024, rreth orës 17:40, në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës, ka patur një konflikt mes shtetasve A. G., 25 vjeç, E. L., 39 vjeç, të cilët lëviznin me një mjet "Volkswagen Golf 5", dhe shtetasit J. L., 31 vjeç, që lëvizte me një mjet tip "BMW".

Gjatë konfliktit nga automjeti tip "BMW" dyshohet se është qëlluar një herë me armë zjarri në ajër. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. L., ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.



Të fundit