Flash News


E-TJERA

Të zhdukur prej dy ditësh, gjenden të vrarë me armë zjarri dy vëllezërit në Maliq

Të zhdukur prej dy ditësh, gjenden të vrarë me armë
Foto Ilustruese

Gjenden të vrarë me armë zjarri dy vëllezërit e humbur prej 2 ditësh në Maliq. Andrea dhe Martin Olldashi janë gjetur të pajetë në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”, në fshatin Zvirinë të Maliqit.

Nuk dihen ende detajet e plota të ngjarjes së rëndë, ndërkaq policia po punon për zbardhjen e saj.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Më datë 10.12.2020, rreth orës 11:50, në fshatin Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”, janë gjetur të pajetë, trupat e vëllezërve A. O., 33 vjeç dhe M. O., 31 vjeç, banues në Pogradec, të cilët dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Këta shtetas, ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së datës 07.12.2020.

Në lidhje me këtë ngjarje menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale të strukturave hetimore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Forcat Operacionale të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, janë duke krehur zonën, gjithashtu janë shoqëruar në Polici disa persona për t’u marrë në pyetje nëse kanë dijeni apo jo në lidhje me këtë ngjarje.

Po ndiqet itinerari i lëvizjeve dhe po kryhen një sërë veprimesh hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje si edhe kapjen e vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Të fundit