Flash News

E-TJERA

Teknologjia në zgjedhje, KQZ i kërkon qeverisë para për të lidhur kontratën

Teknologjia në zgjedhje, KQZ i kërkon qeverisë para për
Foto Ilustruese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka para për të lidhur kontratën me kompaninë private për identifikimin elektronik të qytetarëve në zgjedhje.

 Kompania që u shpall fituese për realizimin e projektit të identifikimit është “Smart Matic”.

Sipas “Panorama”, KQZ i ka kërkuar qeverisë t’i alokojë një fond prej rreth 16 milionë eurosh, që kontrata të firmoset sa më shpejt dhe të nisë implementimi. Ende nuk dihet nëse kjo shumë është kaluar nga qeveria.

Kur na ndajnë rreth tre muaj KQZ nuk e ka ende fondin për të lidhur kontratën. Implementimi i teknologjisë është një nga risitë dhe sfidat e këtij institucioni.

Të fundit