Flash News

E-TJERA

“Televizioni më denigroi”, flet gazetarja e kërcënuar

“Televizioni më denigroi”, flet gazetarja e kërcënuar

Gazetarja Afrovita Hysaj, e cila u kërcënua nga pronari i televizionit ku punon, ka folur për herë të parë duke shpjeguar situatën.

Për Euronews Albania, Hysaj tha se ajo kishte raportuar kanë qenë 4 persona dhe jo 3, ata të cilët ishin përfshirë në abuzimin e dyshuar seksual të një 26-vjeçareje në Vlorë.

Hysaj tha se nuk kishte identifikuar asnjë emër dhe se ishin portalet që kishin dhënë identitetin e djalit të administratorit të televizionit lokal. Më pas, Hysaj thotë se ka marrë kërcënime nga ai.

“Unë kam raportuar se kanë qenë 4 persona, jo 3 siç u tha në komunikatën e parë të policisë, por nuk kam dhënë asnjë emër, portalet kanë nxjerrë emrin e djalit të administratorit të TV lokal. Personi i publikuar në disa portale si personi i katërt ka sjellë reagimin e babait të djalit, që më ka kërcënuar me mesazhe dhe më tej ky televizion ka publikuar një lajm denigrues ndaj meje kështu që situata nuk mund të tolerohej më ndaj bëra denoncim në organet kompetente”, tha Hysaj.

 

Të fundit