Flash News

E-TJERA

Temperaturat arrijnë në -5°C, parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat arrijnë në -5°C, parashikimi i motit për
Foto ilustruese

Dita nis me mot të kthjellët por të ftohtë në të gjithë vendin tonë, ndërsa mesdita pritet të sjellë zhvillim të vranësirave lokale në zonat veriore-verilindore duke gjeneruar reshje të pakta dëbore.

Ndërkohë pasdite priten kthjellime të motit edhe në këto zona. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5 deri 12°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior-verilindor, ndërsa në det krijohet dallgëzim 3-4 ballë.

Të fundit