E-TJERA

Tentoi të largohet nga Shqipëria me 194.000 euro të padeklaruara, procedohet izraeliti

Tentoi të largohet nga Shqipëria me 194.000 euro të padeklaruara,

Policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë të një shtetasi izraelit.

45-vjeçari tentoi të largohet nga Shqipëria përmes aeroportit të Rinasit, me 194.000 euro të padeklaruara.

“Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. Y., 45 vjeç, me shtetësi izraelite, të cilit gjatë kontrollit në vijën e dytë iu gjetën 194.000 euro që synonte të dilte nga Republika e Shqipërisë pa i deklaruar konform ligjit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit