Flash News

E-TJERA

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria drejt Greqisë gati 50 mijë euro cash, kapet në Kakavijë 54-vjeçari

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria drejt Greqisë gati 50 mijë

Policia Kufitare ka zbuluar një rast të tentativës për të nxjerrë jashtë vendit një shumë të madhe parash të padeklaruara.

Gjatë një kontrolli rutinë në dalje të Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndaluar shtetasin Sh. B., 54 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, ku në çantën e tij janë gjetur 48 400 euro, të cilat nuk ishin deklaruar, në kundërshtim me ligjin për deklarimin e të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi.

Pas veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër, ndaj 54-vjeçarit ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Ndërkohë, shuma e eurove është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria, 48 400 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 54-vjeçari.

Sekuestrohet shuma e parave.

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit Sh. B., ku u gjetën 48 400 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin Sh. B., 54 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit