Flash News

E-TJERA

Tentuan t’i merrnin 8 mijë euro një biznesi, arrestohen tre persona në Himarë

Tentuan t’i merrnin 8 mijë euro një biznesi, arrestohen tre

Tre persona janë arrestuar në Himarë në kuadër të operacionit të koduar “Notification”, pasi tentuan që të mashtronin një subjekt tregtar me qëllim përfitimin e një shumë të caktuar parash.

 Sipas policisë, në pranga kanë rënë një çift bashkëshortësh, 30 dhe 32 vjeç si dhe një 27 vjeçare, të tre banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë kontaktuar administratorin e subjektit tregtar nëpërmjet një numri telefoni të regjistruar si numër kontakti i një zyrtari, në aplikacionin “Signal”, duke rritur kështu besueshmërinë e kërkesave të tyre për të përfituar shumën prej 8 000 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet dhe 4 celularë.

Të fundit