Flash News

E-TJERA

Tiranë/ 15 vjeçari godet me thikë shokun brenda në ambientet shkollës private

Tiranë/ 15 vjeçari godet me thikë shokun brenda në

Një 15 vjeçar ka denoncuar në polici se është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar brenda në ambientet e një shkolle private në kryeqytet, në rrugën "Filip Shiroka".

15-vjeçari, për motive të dobëta, është konfliktuar me një bashkëmoshatarin e tij, dhe gjatë konfliktit dyshohet se e ka goditur atë me mjet prerës, informoi sot policia.

Pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, 15- vjeçari së bashku me prindërit e ka denoncuar në polici.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë në ngarkim të një të mituri 15 vjeç, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Ditën e djeshme, në ambientet e një shkolle private në rrugën "Filip Shiroka", 15-vjeçari, për motive të dobëta, është konfliktuar me një bashkëmoshatarin e tij, dhe gjatë konfliktit dyshohet se e ka goditur atë me mjet prerës.

I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është paraqitur për ankim në komisariat, së bashku me prindërit", informoi sot policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të fundit