Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Plagosi me armë kushëririn, identifikohen dhe arrestohen dy autorë, një tjetër në kërkim

Tiranë/ Plagosi me armë kushëririn, identifikohen dhe arrestohen

Janë identifikuar autorët e plagosjes në Tiranë tek "Rrethrrotullimi i 3-shit". 

G. N., E. N., dhe M. N., pas një konflikti për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin E. N., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Autorët dhe i plagosuri janë kushërinj.

Dy prej tyre janë arrestuar ndërsa M. N., është shpallur në kërkim.

"Nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi i autorëve të dyshuar, shtetasve G. N., E. N., dhe M. N., të cilët pas një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, në afërsi të vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i 3-shit”, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin E. N., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit G. N., dhe E. N., janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme dhe vijon puna për kapjen e shtetasit M. N.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese. Materialet i kaluan Prokurorisë", njofton policia.

Të fundit