Flash News

E-TJERA

Tjetërsimi i 10 mijë m2 tokë në Himarë, Gjykata e Lartë 'rrëzon' Jorgo Goron për masë më të butë sigurie

Tjetërsimi i 10 mijë m2 tokë në Himarë, Gjykata e

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro për një masë më të butë sigurie se ajo e 'arrestit me burg'.

Referuar dosjes së SPAK, i pandehuri Jorgo Goro provohet të ketë shpërdoruar detyrën dy herë, lidhur me tjetërsimin e pronave, sikundër ka fshehur pasuritë e tij.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe fshehje e mosdeklarim të pasurisë. 

Prej marsit të këtij viti, Goro gjendet në burg pasi akuzohet nga SPAK se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë, në favor të privatëve, pasuri që aktualisht janë në zoytërim të një shoqërie të Artan Gaçit, bashkëshortes së deputetes socialiste Olta Xhaçka, i cili ka fituar statusin e investitorit strategjik. Në total janë dy sipërfaqe toke të tjetërsuara, të dyja rreth 10 mijë m2 e cila tashme ndodhet e sekuestruar me vendim te GJKKO. 

Gjykata ndërkohë ka sekuestruar një apartament në pronësi të tij, ndërsa ai akuzohet edhe për tjetërsimin e një sipërfaqe në favor të Arqilea Bollanos, i cili e zëvendësoi si kryetar i komanduar i bashkisë Himarë pas arrestimit.


 

Të fundit