Flash News

E-TJERA

Trafikonte sasi të mëdha drogë nga Shqipëria, arrestohet në një hotel në Durrës rusi i shumëkërkuar në Gjermani

Trafikonte sasi të mëdha drogë nga Shqipëria, arrestohet

Arrestohet në Durrës një shtetas rus i shumëkërkuar nga drejtësia gjermane, për trafikim të narkotikëve.

Policia bën me dije se Denis Borisov, 28 vjeç, lindur në Rusi dhe rezident në Gjermani  u kap në ambientet e  një hoteli në rrethrrotullimin e Durrësit, pasi akuzohet se në bashkëpunim me shqiptarë dhe gjermanë, ka trafikuar sasi të mëdha lëndësh narkotike kanabis dhe kokainë, nga Spanja dhe Shqipëria drejt Gjermanisë.

Operacioni, nga FAST Albania, në bashkëpunim me DVP Durrës, Interpol Tirana dhe Interpol Ëiesbaden,Gjermani.

Kapet në Durrës, një shtetas rus i shumëkërkuar nga drejtësia gjermane, për trafikim të narkotikëve.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë edhe shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit me homologët gjermanë, FAST Albania, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe Interpol Tirana, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Kempten”.

Si rezultat i këtij operacioni, në ambientet e  një hoteli në rrethrrotullimin e Durrësit, u arrestua nga FAST Albania, shtetasi D. B., 28 vjeç, lindur në Rusi dhe rezident në Gjermani.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane,  pasi Gjykata e Kempten, Bavari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal gjerman.

28-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shqiptarë dhe gjermanë, ka trafikuar sasi të mëdha lëndësh narkotike kanabis dhe kokainë, nga Spanja dhe Shqipëria drejt Gjermanisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Ëiesbaden,Gjermani, vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë”, bën me dije policia.  

Të fundit