Flash News

E-TJERA

Trafikuan 7.5 ton kokainë nga Ekuadori, zbardhen emrat e grupit kriminal "Pepa"

Trafikuan 7.5 ton kokainë nga Ekuadori, zbardhen emrat e grupit kriminal

SPAK ka zbuluar identitetin e 11 anëtarëve të dyshuar të një grupi kriminal të strukturuar, të drejtuar nga Jetmir Pepaj, i njohur edhe me emrin Jetmir Marashi.

Në këtë grup dyshohet se bëjnë pjesë:

Aleks Pepaj alias Shkëlqim Pepaj
Jetmir Pepaj alias Jetmir Marashi
Albert Pjetri
Fatjon Marku
Anton Marku alias Anton Tamure
Florjan Vuka alias Vathaj
Kristjan Lleshi
Klevi Leka
Lulzim Pepa
Anton Kola
Ilir Lazr

SPAK bën me dije se në kuadër të operacionit janë arrestuar deri tani vetëm tre persona: Lulzim Pepaj, Florian Marku dhe Anton Kola.

Po ashtu, gjatë hetimeve janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, përfshirë asete të ndryshme të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se grupi kriminal dyshohet se ka trafikuar në disa episode rreth 7.5 ton kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës.

Të fundit