Flash News

E-TJERA

Tragjedi në Korfuz: Punëtori shqiptar humb jetën nga kontakti me rrymën elektrike

Tragjedi në Korfuz: Punëtori shqiptar humb jetën nga kontakti me
Një 48-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Korfuz, pasi ra në kontakt me kabllot e energjisë elektrike gjatë punës në bujqësi.

Sipas raportimeve viktima po vilte ullinjtë duke përdorur një pajisje elektrike, e cila aksidentalisht preku kabllot e transmetimit të energjisë, duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Ambulanca mbërriti shpejt në vendngjarje, por fatkeqësisht vetëm konstatoi vdekjen e tij.

Policia e Paleokastricës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti tragjik.

Të fundit