Flash News

E-TJERA

Trajlerët e paralizuan për 6 orë, zhbllokohet aksi alternativ Maliq–Gramsh

Trajlerët e paralizuan për 6 orë, zhbllokohet aksi alternativ

Pas 6 orësh radhë kilometrike në trafik, automjetet kanë rinisur qarkullimin në aksin alternativ Maliq-Gramsh.

Rruga u bllokua për shkak të 3 trajlerëve që policia, edhe pse njoftoi se ishin të ndaluar, i lejoi të kalonin në këtë aks, duke bllokuar qindra automjete e qytetarë në trafik.

Aktualisht, ka rinisur qarkullimi i mjeteve në të dyja korsitë.

Devijimi i trafiktu ubë pas bllokimit total të aksit Librazhd-Pogradec, i cili për shkak të rrëshqitjeve dhe çarjeve të rrugës, u nxorr jashtë funksionit nga ARRSH.

Automjetet, përveç mjeteve të emergjencës, janë të ndaluar deri në një njoftim të dytë, ndërsa lëvizja nga Korça drejt Tiranës dhe anasjelltas, do të kryehet përmes aksit Maliq-Gramsh.

Të fundit