Flash News
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
Tregu i deformuar/ Punët elementare me rritjen më të lartë të pagave, nivelet e larta në stanjacion

Kërkesa e menjëhershme për punonjës në sektorin e turizmit dhe ndërtimit ka rritur pagat për profesionet elementare më shpejt se sa për profesionistët e kualifikuar. Emigracioni i lartë i moshave të reja dhe kërkesa e lartë për punë pa kualifikim po deformon tregun e pagave, ku teknikët dhe punonjësit e pastrimit po paguhen sa inxhinierët dhe ekonomistët.
Në vitin 2014, paga e specialistëve me arsim të lartë ishte sa 135% e pagës mesatare, ndërsa në tremujorin e parë 2024 paga e kësaj kategorie ishte sa 129% e pagës mesatare. Në vitin 2014, paga e profesioneve elementare ishte sa 56% e pagës mesatare, ndërsa në 2024 ishte sa 65% e pagës mesatare.
Profesionet elementare karakterizohen nga informaliteti i lartë, teksa paga reale në shumë prej tyre aktualisht është në nivelin e pagës mesatare 73,641 lekë ose sa 150% e saj (punëtorët e ndërtimit). Ekspertët lajmërojnë për kërkesë të lartë në profesionet elementare dhe stanjacion në nivelet e larta të menaxhimi
Kufizimet në tregun e punës për profesionistët e nivelit të lartë dhe rritja e ofertës për profesione që nuk kanë shumë aftësi po deformojnë tregun e pagave. Mungesa e fuqisë punëtore pa shumë kualifikim dhe zhvillimi i sektorëve që nuk kërkojnë punonjës të kualifikuar ka barazuar pagën e teknikut me atë të inxhinierit dhe të punonjësve të pastrimit me atë të ekonomistit.
Përqendrimi i rritjes ekonomike vetëm në dy sektorë, turizëm dhe ndërtim, ka ngushtuar mundësitë për profesionistët dhe menaxherët e nivelit të lartë nga sektorë të tjerë, teksa po rrit ofertën për profesione elementare. P.sh. një kamerier në strukturat hoteliere në zonat bregdetare paguhet jozyrtarisht nga 800 deri në 1000 euro në muaj dhe një pastruese deri në 700.
Gjithashtu, një punonjës stalle në blegtori në zonën e Fierit paguhet deri në 700 euro në muaj, ndërkohë një ekonomist në Tiranë në vitin e parë të punës nuk merr më shumë se 500 euro në muaj.
Mungesat në burimet njerëzore, kryesisht për postet më të ulëta kanë prishur sistemet e referimit të pagave që zotëronte çdo kompani dhe ka shtuar nevojën për fleksibilitet në ofertimin e pagave. P.sh., më parë, një kompani prodhimi e kishte të përcaktuar qartë nivelin e pagës që do t’i ofronte një inxhinieri apo një tekniku elektrik.
Kompania ruante me fanatizëm sistemin e saj të pagave, por tani ndodh shpesh që një tekniku të mesëm mund t’i ofrojë një pagë gati apo të njëjtë me inxhinierin (junior), tha Alma Sulçe, themeluese dhe drejtuese e kompanisë Albanian HR Solutions sh.p.k., me përvojë 23-vjeçare në fushën e burimeve njerëzore.
Znj. Sulçe referoi se shumë profesione të mesme teknike: si hidraulikë, elektrikë, mekanikë, etj., punojnë të pavarur (të vetëpunësuar), me punë me orare fleksibël, mund të kenë të ardhura mujore më të larta se pagat e punonjësve me arsim të lartë, që janë të punësuar me kohë të plotë.
Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2024, paga për profesione elementare u rrit me 53% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Profesionet elementare karakterizohen nga niveli i lartë i informalitetit.
Shumica e tyre paguhen zyrtarisht me pagën minimale ose tërësisht në të zezë, teksa paga reale për profesionet elementare varion nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë neto në muaj. Profesionet elementare lidhen me punë që mësohen për një javë dhe nuk kërkojnë përvojë, të tilla si punonjësit e pastrimit, punonjësit në ndërtim dhe industri.
Ekspertët e burimeve njerëzore pohojnë se kategoria e profesioneve elementare gjen punë më shpejt se ato me arsim të lartë dhe kanë gjasa të marrin paga të barabarta ose më shumë.
Po sipas INSTAT, nga tremujori i parë 2024, pagat e specialistëve me arsim të lartë arritën 95 mijë lekë bruto në muaj, me rritje 38% nga e njëjta periudhë e një viti më parë. Kjo kategori punonjësish, që përfaqësohet më së shumti edhe nga punonjësit në arsim dhe shëndetësi, nuk punon në informalitet dhe ka përfitime neto rreth 700 euro në muaj që shpesh është në të njëjtat nivele me një punonjës pastrimi, apo kamerieri.
Teksa tregu i punës po zgjerohet në paga dhe në ofertë për profesionet elementare, nuk ndodh kështu për menaxherët e nivelit të lartë.
Tregu në Shqipëri po ofron fleksibilitet në ofertën e punës dhe paga për punonjës me profesione elementare, pa shumë aftësi, teksa për CEO-t dhe menaxherë të nivelit të lartë ka një stanjacion të ofertës.
Erald Pashaj, Drejtor Ekzekutiv në EPPC Albania and Kosovo, një nga kompanitë më të mëdha për burimet njerëzore, tha se, tregu i punës për drejtues ekzekutivë dhe menaxherë të lartë lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me hyrjen e operatorëve të mëdhenj në treg, të cilët po mungojnë këto kohë. Kërkesa për rekrutim të profesionistëve aktualisht i ka sektori i ndërtimit dhe zinxhirët e tij që kanë nxitur punësimin e inxhinierëve dhe teknikëve.
Pagat rriten më shumë për profesionet elementare
Të dhënat e Censit 2023 treguan se popullsia e vendit nuk është më shumë se 2.4 milionë banorë nga 2,73 milionë që njiheshin zyrtarisht. Censi zbuloi se popullsia e mbetur gjithashtu është plakur shumë. Nga viti 2011 deri më 2023, mosha mesatare e popullsisë ka arritur 42.5 vjeç, duke u plakur me 7 vite.
Me pak njerëz në dispozicion, ekonomia duhet të orientohet në sektorë që nxisin teknologjinë dhe inovacionin, në vend të degëve që kërkojnë krah të lirë pune. Por historikisht ekonomia e vendit tonë është zhvilluar në sektorë që nuk kërkojnë shumë aftësi.
Emigrimi dhe plakja e popullsisë në njërën anë dhe zhvillimi i turizmit dhe ndërtimit në anën tjetër kanë shtyrë më tej nevojat për punonjës me profesione elementare.
Të dhënat e INSTAT për tremujorin e parë 2024 tregojnë se rritja vjetore e pagave ishte për sektorin e administratës publike me rreth 15%, si rrjedhojë e një plani që nisi vitin e kaluar, i cili rriti në mënyrë jo të zakontë pagat për të gjitha nivelet e administratës.
Rritje në këto nivele kishin edhe punonjësit me profesione elementare dhe ata të ndërtimit, pagat e të cilëve u rritën me 14-15% në tremujorin e parë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Nga sektori privat, rritjet më të larta me ritme dyshifrore të pagave ishin edhe në sektorin e tregtisë dhe shërbimeve me rreth 15%, ku pjesa më e madhe e punonjësve përfaqësohet nga shitësit në tregtinë me pakicë dhe nga punonjësit e hoteleve dhe restoranteve, kryesisht kamerierë, banakierë dhe pastrues.
Në të kundërt, pagat e punonjësve me arsim të lartë dhe profesionistëve nga tremujori i parë 2023 në tremujorin e parë 2024 u rritën me 11-13%.
“Bie vlera” e shkollës
Në vitin 2014, paga e specialistëve me arsim të lartë ishte sa 135% e pagës mesatare, ndërsa në tremujorin e parë 2024, paga e kësaj kategorie ishte sa 129% e pagës mesatare. Në vitin 2014, paga e profesioneve elementare ishte sa 56% e pagës mesatare, ndërsa në 2024 ishte sa 65% e pagës mesatare.
Profesionet elementare karakterizohen nga informaliteti i lartë, teksa paga reale në shumë prej tyre aktualisht është në nivelin e pagës mesatare 73,641 lekë ose sa 150% e saj (punëtorët e ndërtimit).
Një person me profesion elementar pa arsim të lartë aktualisht ka shanse të punësohet më shpejt dhe me pagë të njëjtë ose më të lartë se një person që sapo ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë, Filologjisë ose Arteve.
Pas pandemisë, sektori i turizmit pati një kërkesë të menjëhershme për punonjës, aq sa bizneset vulosën në shtylla dhe kudo në fasada oferta për punë që shkonin deri në 1000 euro për një pastruese në sezonin e verës në hotelet e Jugut. Kujdestarët e shtëpisë dhe pastruesit kanë gjasa të punësohen shumë më shpejt dhe me paga më të larta se punonjësit e kualifikuar
Erald Pashaj thotë se ndonjëherë, gjetja e punës për një profesionist bëhet e vështirë, pasi ti mund të jesh shumë i mirë tek puna që ke bërë, por nuk je ende gati për kërkesat specifike që kompania pritëse ka. Profesionistët e fashës së lartë, që zotërojnë aftësi, nuk e kanë të lehtë të gjejnë pune, e kundërta ndodh po zbresësh nga fasha sa më shumë, aq më thjesht gjen punë, tha ai.
Ekspertja Sulçe thotë se shumë të rinj, edhe pse kanë kryer studimet e larta, e kanë të vështirë të punësohen në profesionet e tyre.
Si p.sh. e kanë të vështirë ata që kanë studiuar Kimi, Drejtësi, Shkencat Sociale, degët e Fakultetit Filologjik, etj. Ajo tha se mund të gjejë më lehtë punë një punëkërkues pa arsim të lartë, nëse ai është i gatshëm të punojë në punë që nuk kërkojnë kualifikim apo eksperiencë të caktuar.
Është i konsiderueshëm numri i vendeve të lira për punonjësit e pakualifikuar dhe të kualifikuar (pa arsim të lartë) kryesisht në sektorin e Shërbimit, Prodhimit, etj. Ka mjaft mungesa për zanatet si teknik i mesëm, kamerier, banakier, sanitar, bojaxhi, usta në ndërtim, etj., tha ajo.
Këto zhvillime në tregun e punës vijnë për shkak se ka munguar lidhja midis sektorit të arsimit me modelin ekonomik dhe planet afatgjata të zhvillimit ekonomik. Rrjeti i arsimit profesional të mesëm nuk është shumë efikas dhe shumë persona që kanë mbaruar arsimin e lartë punojnë në profesione të tilla kasier, llogaritar etj.
Turizmi dhe ndërtimi janë shndërruar në motorin e rritjes ekonomike vitet e fundit, duke shfaqur një ofertë të menjëhershme në tregun e punës për punonjës pa shumë njohuri. Pagat që nisin nga 700 euro për pastrueset, 1000 euro për kamerierët dhe deri në 3-5 mijë për kuzhinierët po tërheqin shumë të rinj në këto profesione.
Gjithashtu punonjës që montojnë linjat elektrike, hidraulikë, sistemet e kondicionimit janë shumë të kërkuar në kompanitë e ndërtimit. Ndërtimi dhe turizmi janë shndërruar në qendra graviteti në tregun e punës për shkak të ofertës së lartë për punë, duke përthithur shumë të rinj dhe punonjës në sektorë të tjerë.
Mësuesja S. N. në qytetin e Lezhës, pasi punoi për disa vite rresht në zonën e Shëngjinit, gjatë muajve të verës braktisi profesionin për shkak të të ardhurave më të larta që siguroi nga puna në hotel.
Pagat më të larta në ndërtim dhe turizëm po tërheqin punonjës nga sektorë të tjerë me paga më të ulëta si bujqësia dhe sektori fason. Gjithashtu qeveria po shikon rritjen e pagave në turizëm, si një mjet për rikthimin e emigrantëve nga Greqia, të cilët punojnë me paga më të ulëta në vendin fqinjë.
Zhvillimi i turizmit ka ndryshuar strukturën e punësimit sipas aktivitetit ekonomik. Sipas INSTAT, në vitin 2023, sektori i bujqësisë kontribuoi me 32.3% të punësimit total, me ulje vjetore 1.7 pikë %. Ndërsa sektori i tregtisë dhe shërbimeve (turizmi) kontribuuan në 29.1% të punësimit total ose 2 pikë % më shumë se më 2023.
Burimet nga tregu pohojnë se një punonjës me aftësi elementare në sektorin e ndërtimit paguhet nga 5-10 mijë lekë në ditë. Rritja vit pas viti e nevojave për punonjës në këtë sektor në kryeqytet ka bërë që popullsia në fshatrat e Tiranës, e cila më parë merrej me bujqësi, të punësohet në sektorin e ndërtimit në Tiranë.
Profesionet elementare më të kërkuarat, nivelet e larta në stanjacion
Ekspertët e tregut të punës pohojnë se, për profesionet elementare kërkesa për punë ka qenë e lartë në vendin tonë, aq sa bizneset po plotësojnë një pjesë të nevojave me punonjës të huaj.
Emigracioni i lartë i të rinjve dhe rënia e lindjeve ka krijuar hendek në tregun e punës, teksa kërkesa për punonjës është rritur në të gjithë sektorët.
Ekonomia në Shqipëri sot ka dy motorë zhvillimi, të cilët reflektohen edhe në punësim.
Këto janë turizmi dhe ndërtimi, shprehet Erald Pashaj. Gjithashtu pritet të vazhdojë kërkesa edhe për punonjës të sektorit të teknologjisë së informacionit, por edhe për pozicione që duhet të prodhojnë cilësi, siç janë drejtuesit dhe specialistët për çdo funksion.
Tregu gjithmonë e më shumë ka nevojë për njerëz edhe më të aftë dhe më kompetentë, edhe me më shumë njohuri, etj., e për këtë arsye do të ofrojë paga konkurruese për këto nivele.
Por për drejtuesit ekzekutivë dhe CEO-t ka një stanjacion, pasi kjo kategori varet tërësisht nga hyrja në treg e operatorëve të rinj me potencial, kryesisht investime të huaja që kërkojnë aftësi.
“Sikur të hyjë edhe një kompani e huaj që kërkon 20 menaxherë dhe drejtues të lartë vë në lëvizje gjithë tregun”, thotë z. Pashaj.
Në fillim të viteve të 2000 u gjeneruan hapësira për specialitetet e të gjitha niveleve nga hyrja në tregun tonë të bankave të huaja, kompanive të telekomunikacionit dhe të atyre në sektorin e kërkimit dhe nxjerrjes së naftës.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e parë të vitit, Investimet e Huaja Direkte arritën vlerën e 354 milionë eurove, niveli më i lartë historik për këtë periudhë të vitit. Investimet e huaja janë rritur me 15.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Megjithatë, rritja e investimeve të huaja tashmë po dominohet dukshëm nga fitimet e riinvestuara të ndërmarrjeve, ndërsa injektimet e reja të kapitalit janë pothuajse në stanjacion, teksa rreth 23% e totalit tyre ishin në blerjen e pasurive të paluajtshme, që nuk gjenerojnë punësim./ Monitor.al
Të fundit
Braktisi PS-në, Pjerin Ndreu i jep leksione fisnikërie Neomalësores: Dorëzo mandatin
15 Qershor 2026, 16:58
Aksident në Shëngjin, makina përplaset me motorin, dy të plagosur
15 Qershor 2026, 16:35
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
15 Qershor 2026, 16:20
Hidratim apo avantazh taktik? Rregulli i ri në Botëror ndez debat
15 Qershor 2026, 16:11
Rama vijon me sulmet dhe ofendim ndaj protestuesve, Lubonja: Është i dëshpëruar
15 Qershor 2026, 15:59
Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku rreshtohet në krah të protestës kundër Ramës
15 Qershor 2026, 15:51
Pse duhet ta lini dollapin hapur në ditët e nxehta?
15 Qershor 2026, 15:40
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
15 Qershor 2026, 15:22
Situata në spitale, PD kërkon interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë
15 Qershor 2026, 15:03
Shpërdorimi i detyrës, vepra penale “më në modë” e zyrtarëve shtetërorë në 2025
15 Qershor 2026, 14:44
Dështimet më të mëdha në historinë e Kupës së Botës, Curaçao i shtohet listës
15 Qershor 2026, 14:32
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
15 Qershor 2026, 14:20
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
15 Qershor 2026, 14:12
Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën
15 Qershor 2026, 13:59
Milani gjen zëvendësuesin e Igli Tares pas shkarkimit
15 Qershor 2026, 13:47
Euro thyen rekorde të reja, zbret poshtë 94.9 lekëve
15 Qershor 2026, 13:42
Gjermania shkruan historinë në Botëror, lë pas Brazilin dhe merr kreun e renditjes së golave
15 Qershor 2026, 13:32
Botërori 2026/ Suedia me sulm të frikshëm, fiton 5-1 kundër Tunizisë
15 Qershor 2026, 13:28
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
15 Qershor 2026, 13:22
Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve
15 Qershor 2026, 13:12
I dënuar me burgim të përjetshëm, arrestohet në Belgjikë Gerd Gjinarari
15 Qershor 2026, 13:01
Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiç për luftën hibride kundër Serbisë!
15 Qershor 2026, 12:50
'Me leje gjyqtar...' si nisi përleshja fizike brenda kafazit të xhamtë në GJKKO
15 Qershor 2026, 12:41
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34