Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Fushatë me tritol, kërcënime dhe dhunë; dinamikat 'e zhurmshme' të 14 majit

Vetëm një ditë para mbylljes së fushatës elektorale, partitë politike dhe kandidatët respektivë po përballen me akuza për shit-blerje votash. Fushata zgjedhore e 14 majit nuk ka qenë e qetë që në nisje, me tentativa në dukje të lehta, por që përbënin kërcënim për kandidatët dhe partitë politike.
Shqiptarët do të shkojnë në kutitë e votimit të dielën për të zgjedhur këshilltarët lokalë dhe kryetarët e bashkive në 61 bashki. Votimi i ardhshëm shihet si vendimtar pasi zgjedhjet e vitit 2019 u bojkotuan nga partitë opozitare, duke çuar në fitoren e Partisë Socialiste në pushtet në pothuajse çdo rajon.
Elektorati do të zgjedhë mes më shumë se 24,000 kandidatëve për këshilltar dhe kryetar bashkie nga 40 parti politike.
Përballë njëra-tjetrës në një garë më të fortë janë Partia Socialiste e Edi Ramës, koalicioni “Bashkë Fitojmë” i Sali Berishës dhe Ilir Metës, si edhe Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt, që hyn në zgjedhje vetëm në një numër të vogël bashkish.
Kërcënime, presione dhe pazare për shit-blerjen e votës
Një punonjës i Bashkisë së Patosit u dhunua fizikisht pasi nuk arriti t’i siguronte vota Partisë Socialiste.
Bato Dalipaj, u dhunua nga përgjegjësi i ndërmarrjes Petrit Pëllumbi, pasi ky i fundit i kërkoi në nënshkruajë një formular me vota të sigurta për kandidaten për kryebashkiake të Ramës.
Në një deklaratë për mediat, Dalipaj deklaroi se përgjegjësi i bashkisë Petrit Pëllumbi i ka kërkuar të shkruaj 10 votues të sigurtë. Në momentin që punonjësi nuk ka pranuar të nënshkruajë formularin, atëherë Pëllumbi e ka goditur disa herë me grushte, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë dhe në fytyrë.
“Punoj 4 orarësh në komunale prej 10 muajsh. Petrit Pëllumbi në zyrë përgjegjës më kërkoi të shkruaja pjestarët e familjes në një formular. Unë nuk e firmosa pasi nuk jam 8 orarësh në punë. Ti s’më ke futur 8 orarsh, s’të fus më tha. Erdhi nga pas më kapi nga supi dhe më goditi me 3 a 4 grushta dhe i gjakosur rash përtokë. Më çuan në spital drejtori i ndërmarjës Artjoli s’bëra denoncim i thashë rash, gabimi im. Shkova në shtëpi tani u enjta dhe vendosa të bëj denoncim në polici”, ka deklaruar ai.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Has, Miftar Dauti denoncoi kandidatin e PS, Halit Mulaj se shpërndante pako ushqimore nga rezervat e shtetit me një furgon në këmbim të votës. Vetë Mulaj e mohoi këtë akuzë duke thënë se pakot e ushqimeve po shpërndaheshin për familjet në nevojë për Natën e Kadrit.
Ishin dy djemtë e tij të cilët u ndaluan nga Dauti deri në mbërritjen e Policisë së Shtetit që ushtroi kontroll në furgonin me pako ushqimore. Policia nuk lejoi as mediat të filmonin duke izoluar rastin.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” denoncoi nga Memaliaj një rast të shit-blerjes së votës nga struktura të Partisë Socialiste. Sipas BF, në Memaliaj po ushtrohet presion ndaj zgjedhësve demokratë duke i kërcënuar me ndërprerje të ndihmës ekonomike në rast se në 14 maj nuk votojnë kandidatin e PS, Gjolek Guci. Koalicioni deklaron se kreu i Njësisë Admnistrative të Buzit, Fatjon Isufi ka kërcënuar dy pjesëtarë të shtabit elektoral të kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, që të mos angazhohen në zgjedhje ose në të kundërt do të përfundojnë në burg.
Dy persona, një i arrestuar dhe një nën hetim, u kapën nga Policia e Tiranës dje teksa në media kishte qarkulluar një video ku shfaqeshin të dy duke komunikuar për blerjen e votave. Pazari sipas Agron Duraj i kërkonte Kristo Agalliut të gjente një zgjedhës që ta jepte votën në këmbim të 100 mijë lekëve.
“100 mijë lekë është turp. Hajde t’ja marrim kot, por turp 100 mijë lekë. Po mirë t’i dy vota ke, unë kam katër vota. Po mirë unë kam makinë vetë, ç’e dua makinën e tij unë! Po të më hedhë karburantin ai… Thoji kështu, më dëgjo, i thuaj 100 mijë lekë dhe 50 mijë lekë naftë, hajde pazari i fundit”, thuhej në komunikimin mes dyshes.
Tritol makinës së kreut të PD-së në Vaun e Dejës
Kreu i Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca, ra pre e një sulmi me tritol. Sasia e lëndës plasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të mjetit dhe ka shpërthyer menjëherë pasi Ndreca hipi në mjet. Demokrati shpëtoi pa asnjë lëndim.
Asokohe, ai deklaroi se sulmi mund të lidhej me motive politike pasi ishte shumë afër fushatës zgjedhore dhe mohoi të kishte konflikte me ndokënd. “Nuk është e vendosur mina për Benard Ndrecën, por i është vendosur mina kryetarit të PD-së së degës së Vaut të Dejës dhe kjo dihet haptas sepse këto janë të mirë organizuar për një sulm të tillë”, deklaroi ai para mediave.
Makina e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Hasit, Beqir Mulaj ose Halit Mulaj u shkrumbua dy ditë më pare gjatë natës. Dyshohet se mjeti i Mulajt u dogj qëllimisht. Incidenti erdhi disa ditë nga zgjedhjet vendore të 14 majit. Halit Mulaj ose Beqir Mulaj u denoncua nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për blerje votash, pasi kapi djemtë e Mulajt duke shpërndarë pako ushqimore nga rezervat e shtetit.
Kërcënime edhe nga kryeministri
Edi Rama është shfaqur jo i qetë në këtë fushatë zgjedhore. Nga qyteti në qytet, nga fshati në fshat, Rama ka hedhur akuza, kërcënime, ka ushtruar presion mbi zgjedhësit duke iu kërkuar në disa raste të mos votojnë fare më 14 maj.
Deklaratat kërcënuese i ka bërë më së shumti me zgjedhësit e opozitës. Rama deklaroi se ato bashki të cilat zgjedhin opoziyën nuk do të përfitojnë asnjë fond nga qeveria. “Dhe po ju them dhe një gjë tjetër dhe po ja u them shumë troç. Kush do fusi gomarin me veshë të gjata në Bashki, ta harrojë qeverinë. Ta harrojë mbështetjen nga qeveria”, tha Rama.
Në disa qytete të vendit Mat, Dimal e Pogradec, kryeministri ‘u kap’ edhe me gratë e demokratëve të cilave iu kërkoi të mbyllin burrat në shtëpi me 14 maj, duke presionuar zgjedhësit të mos marrin pjesë në zgjedhje.
“Prandaj lërë zotin kryeministër, por merruni me gratë e atyre dhe thuajuni që t’i mbledhin burrat që mos turpërojnë vendin. Mos turpërojnë Dimalin. E po ju thanë që shiko se burri im nuk e shikon dot me sy Partinë Socialiste, as i kërkojmë të votojë Partinë Socialiste”, deklaroi Rama.
Kryeministri përdori sharje e ofendime edhe kundrejt kandidatëve të opozitës, duke përdorur një mori epitetesh si: budalla, dru, gdhë, zorrë qorre, gërdallë, faqe e zezë, peng, gomerë, qen e shumë të tjera.
Reagime nga Yuri Kim
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ngri shqetësimin për shit-blerjen e votës, një fenomen që ndeshet shpesh në zgjedhjet parlamentare dhe vendore në Shqipëri.
Kim tha për mediat se ka pasur reste të shit-blerje të votës duke kërkuar nga autoritetet të reagojnë.
“Çdokush ka të drejtën e votës dhe duhet të votojë. Ne kemi parë raporte për blerje votash dhe shpresojmë që autoritetet e zbatimit të ligjit të bëjnë punën e tyre. Në fakt, nëse dikush thotë se po blen vota për një parti politike, tha partia politike duhet të marrë masa”, tha ambasadori.
Në terren në të gjithë vendin, do të ketë rreth 300 vëzhgues afatshkurtër, 13 ekspertë nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së dhe 24 vëzhgues afatgjatë që janë vendosur në të gjithë vendin.
Palët e interesuara ndërkombëtare, duke përfshirë BE-në, SHBA-në dhe OSBE/ODIHR-in, kanë bërë thirrje për zgjedhje transparente dhe të ndershme që lejojnë votuesit të japin votën e tyre në mënyrë të fshehtë, të sigurt dhe të sigurojnë një proces të drejtë numërimi.
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56