Flash News
Ndërron jetë 12-vjeçari në Tiranë, shkaqet ende të paqarta
Përndoqi, dhunoi dhe kërcënoi një vajzë, arrestohet 25-vjeçari nga Laçi
Aksident në Ersekë: Automjeti del nga rruga, plagoset një çift bashkëshortësh
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik dr*ge
Gjendet i vd*kur i moshuari në Fier, dyshohet për vetëv*asje
Turizëm mes mushkonjave, firma e dezinsektimit fut insekticid të ndaluar
Edhe pse flasim për turizëm të suksesshëm, një ndër problemet e mëdha të sezonit veror, janë insektet e kudogjendura.
Verën e kaluar, emisioni “Stop” në Tv Klan investigoi se si kompania “Egian Med” shpk falsifikoi dokumentet dhe mori një autorizim për dezinsektimin e vendit, duke fituar një tender në vlerë miliona lekë.
“Egian Med” kishte falsifikuar dokumentin e një insekticidi, që nuk lejohet të përdoret në Shqipëri.
Emisioni Stop informoi kompaninë që e prodhon atë në Florida të SHBA-së dhe EPA-n, institucionin që certifikon insekticidet në Shtetet e Bashkuara.
Nga përgjigjet zyrtare u konfirmua që insekticidi i përdorur nga “Egian Med” dhe që mori autorizim nga Ministria e Shëndetësisë nuk ishte i kësaj kompanie, siç kishte pretenduar “Egian”.
Ky fakt bëri që KPK të anulojë tenderin, që kishte shpallur fitues “Egian Med”. Por nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë nuk ia anuloi autorizimin e marrë me dokumente false kësaj kompanie, që “Egian”, të mund ta godiste në gjykatë.
Vetëm dy muaj më pas, subjekti “Euro Med”, që bën dezinsektimin me produktin e “Egian Med”, hap gjyq në Apelin Administrativ, duke e fituar sërish autorizimin për një biocid, që nuk lejohet të përdoret në Shqipëri.
Kjo çështje brenda 5 muajsh u mbyll në favor të subjekteve që kishin përdorur dokumente false. Si pasojë e gjithë këtij kaosi në këtë fushë, Shkodra dhe Lezha mbetën pa dezinsektim. /tvklan.al