Flash News

E-TJERA

U denoncua i zhdukur, gjendet i mbytur 13-vjeçari në Dibër

U denoncua i zhdukur, gjendet i mbytur 13-vjeçari në Dibër
Foto Ilustruese

Një 13-vjeçar i cili ishte denoncuar i zhdukur është gjetur i pajetë pranë liqeni në fshatin Shumbat në Dibër.

13-vjeçari u denoncua i zhdukur nga vëllai i tij dhe pas dy orësh kërkime është nxjerrë trupi i pajetë nga liqeni. Nga kqyrja paraprake, viktima nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjerë dhe dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, mbremjen e djeshme, pas kallëzimit nga shtetasi A. S. për humbjen e djalit të vëllait të tij, shtetasit E. S., 13 vjeç, kanë nisur menjëherë kërkimet në zonën e fshatit Shumbat, bazuar në informacionet se ky shtetas ishte parë afër liqenit të këtij fshati.

Pas rreth 2 orësh kërkime, në bashkëpunim me banorët e zonës, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga liqeni i fshatit Shumbat, e trupit të pajetë të shtetasit E. S., 13 vjeç.

Nga këqyrja paraprake, në trupin e 13-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

Të fundit