Flash News

E-TJERA

U ekzekutua në oborrin e shtëpisë, kush është 20-vjeçari që u vra në Shkodër

U ekzekutua në oborrin e shtëpisë, kush është

Policia ka dalë me një komunikatë zyrtare për mediat lidhur me vrasjen e ndodhur sot në fshatin Guci e Re, ku u ekzekutua me armë zjarri 20-vjeçari Paulin Preka.

Sipas njoftimit, trupi i të riut u gjet nga familjarët e tij në oborrin e banesës, ndërsa autorët e krimit janë ende të paidentifikuar. Policia e Shkodrës ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Një grup i posaçëm hetimor është ngritur për të zbardhur motivet e vrasjes dhe për të identifikuar autorët. Prokuroria e Shkodrës po drejton hetimet, ndërsa forcat policore kanë nisur kontrolle në zonë për të kapur të dyshuarit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që mund të kenë informacion mbi ngjarjen të ndihmojnë me dëshmi për të zbardhur sa më shpejt këtë krim.

Të fundit