Flash News

E-TJERA

U godit nga kamioni në SHBA, ndahet nga jeta vëllai i regjisorit Piro Milkani

U godit nga kamioni në SHBA, ndahet nga jeta vëllai i regjisorit Piro

Mihallaq Milkani, pedagogu i njohur i Flotës Luftarako-Detare të Shqipërisë, vëllai i regjisorit të njohur Piro Milkani, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare në SHBA.

Milkani u godit nga një kamion në Worcester të Massachusetts, teksa po qëndronte me një mik të tij në një parking të zonës.

Milkani ishte frekuentues i rregullt i një kafeneje në bulevardin “Richmond” ku mblidhej së bashku me shokët e tij shqiptarë dhe jo vetëm. Atë ditë, kafeneja ishte mbyllur dhe ata vendosën të shkonin diku tjetër.

Gjatë rrugës, një kamion e përplasi teksa po kryente manovër në indietro në një shesh parkimi.

Në moshën 22 vjeçare, në vitin 1957, Mihallaq Milkani u largua nga Shqipëria për të studiuar në akademitë detare në Shën Petersburg, Rusi dhe Riga, Letoni (atëherë ende pjesë e Bashkimit Sovjetik), sipas vëllait të tij më të vogël Piro Milkani, i cili është një prej regjisorëve më të njohur shqiptarë.

Mihallaq Milkani u kthye në Shqipëri, ku shërbeu si oficer i marinës deri në fillim të viteve 1970. Ai shërbeu në nëndetëse pranë ishullit të Sazanit.

Milkani dha mësim si profesor për rreth 10 vjet, deri në vitin 1982, në Akademinë Detare në Vlorë.

Të fundit