Flash News

E-TJERA

U godit nga makineria, dyshohet se 26-vjeçarja shqiptare në Itali vdiq nga një gabim njerëzor

U godit nga makineria, dyshohet se 26-vjeçarja shqiptare në Itali

Anila Grishaj është 26-vjeçarja shqiptare e cila humbi jetën në vendin e punës në Itali disa ditë më parë.

Mediat italiane shkruajnë se ka dyshime që Grishaj të ketë humbur jetën si pasojë e një gabimi njerëzor. Ngjarja ndodhi në kompaninë ushqimore Bocon në Pieve di Soligo.

Nga burime hetimore mësohet se mekanizmi që shkaktoi traumën fatale është aktivizuar pa dashje nga një koleg i viktimës. Grishaj ishte në një pozicion të rrezikshëm, por me besimin se pajisja ishte çaktivizuar.

Familjarët e viktimës kanë pohuar se lajmin e vdekjes së vajzës së tyre e kanë mësuar nëpërmjet mediave online. Ata kanë akuzuar kompaninë për pakujdesinë që i mori jetën të resë.

Anila Grishaj ishte nëndrejtoreshë e kompanisë në fjalë.

Të fundit