Flash News

E-TJERA

U kap dje nga AMP, Gazmir Preçi u arrestua në 2021-shin për kanabis, më pas u bë shef Antidroge

U kap dje nga AMP, Gazmir Preçi u arrestua në 2021-shin për

Gazmit Preçi, shefi i Antidrogës, u arrestua dje nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Preçi akuzohet se ka kërcënuar një biznesmen se do t’i mbyllte biznesin (klub nate) tek Ura e Dajlanit pasi sipas tij punonin disa persona të pasiguruar. Shefi i Antidrogës kishte vendosur gjobë të majme prej 20 mijë eurosh.

I gjendur përballë presionit, qytetari vendosi të denonconte rastin.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore organizoi takimin grackë të qytetarit me shefin e antidrogës Gazmir Preçi. Takimi u organizua në një lokal në zonën e Kinostudios në Tiranë ku qytetari i dorëzoi 10 mijë euro Preçit. Sapo efektivi mori paratë, kanë ndërhyrë efektivët e AMP-së për të arrestuar Preçin.

Preçi nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Në vitin 2021, Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Fier, caktoi masa sigurimi personal për disa punonjës policie të zinxhirit komandues dhe përgjegjës të Komisariatit të Policisë Mallakastër të cilët kishin lejuar mbjelljen e drogës buzë lumit Vjosa. Mes tyre ishte edhe emri i Gazmir Preçit, ndaj të cilit u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Preçi kishte mbajtur postin e shefit të komisariatit në policinë e Mallakastrës.

Pas hetimeve rezultoi se punonjësit e policisë kishin shpërdoruar detyrën gjatë periudhës qershor – shtator 2021 duke lejuar, apo favorizuar veprimtarinë kriminale të disa shtetasve të arrestuar më parë nga Prokuroria e Rrethit Fier për kultivim të bimëve narkotike.

Të fundit