Flash News

E-TJERA

U kap me 450 kg drogë në Itali, 3.8 vite burg për shqiptaren e njohur si “Zonja e drogës”

U kap me 450 kg drogë në Itali, 3.8 vite burg për shqiptaren e

Jona Mullaraj, sipërmarrësja me origjinë shqiptare e njohur ndryshe edhe si “Zonja e drogës”, është dënuar me tre vite e 8 muaj burg nga gjykata italiane.

“Zonja e drogës” u arrestua nga karabinierët në fillim të dhjetorit për një sasi droge prej 450 kg hashash dhe marihuanë, të gjetur nga ushtarak në një garazh në Molinello di Cesano Maderno, raportojnë mediet italiane.

Sipas hetimeve të kryera nga karabinierët, Mullaraj ishte ajo që mbante drogën sasia e së cilës arrinte në katër kuintalë. Për ta mbajtur atë, u mor me qira një garazh.

Jona Mullaraj ka deklaruar gjithmonë se është e huaj ndaj akuzave. Ajo qëndroi në burg në San Vittore deri në fillim të marsit, kur u rikthye në liri për shkak të skadimit të afateve të vendimit të gjykatës që pranoi kërkesën e mbrojtësit të saj.

Mullaraj është njohur edhe për mbështetjen e saj ndaj ish/zëvendëskryeministrit të Italisë Matteo Salvini.

Të fundit