Flash News

E-TJERA

U kap me kanabis në Belgjikë, shqiptari: Më paguan 5 mijë euro për ta sjellë nga Tajlanda

U kap me kanabis në Belgjikë, shqiptari: Më paguan 5 mijë

Një 25-vjeçar shqiptar rrezikon të dënohet me 3 vite burg nga drejtësia belge, pasi u kap me 21.5 kilogramë kanabis të fshehur në valixhe.

Droga u gjet në aeroport, sapo i riu mbërriti me fluturim nga Bangkoku, kryeqyteti i Tajlandës, më 30 shtator.

Gjatë kontrollit doganor, autoritetet belgë zbuluan sasinë e madhe të kanabisit dhe e arrestuan menjëherë shtetasin shqiptar.

Prokuroria tha se ai ka pranuar pa rezerva se kishte marrë përsipër transportin e drogës në këmbim të 5 mijë eurove.

Sipas avokatit të tij, i riu kishte qenë i vetëpunësuar në Shqipëri dhe kishte marrë kredi për biznesin e tij, por falimentimi e futi në vështirësi financiare, duke e shtyrë të pranojë ofertën për trafikun.

Të fundit