Flash News

E-TJERA

U kapen me 12 kg heroinë, pranga shqiptarit dhe partneres së tij greke në Greqi

U kapen me 12 kg heroinë, pranga shqiptarit dhe partneres së tij greke

Një shqiptar dhe partnerja e tij greke janë vënë në pranga në Selanik, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Autoritetet greke kanë gjetur mbi 12 kg heroinë në bagazhin e makinës së çiftit.

Mësohet se policia greke gjeti edhe 25 parcela me lëndë narkotike brenda një të rezervuari, ku kishte 200 gr heroinë.

Mediat greke shkruajnë se ndaj 33-vjeçarit shqiptar rëndon edhe akuza e grabitjes.

Çifti u dërgua në prokurorinë e Selanikut ku priten të marrin edhe dënimet përkatëse nga drejtësia greke.

Të fundit