Flash News
Shqipëria hap sot grupkapitullin e parë të bisedimeve me BE-në, çfarë do të diskutohet
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Cënon lirinë akademike”: Rektorët kundërshtojnë projektligjin për Shkencën
Alarm për bombë pranë ambasadës serbe në Tiranë
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
U kapën me kokainë në makinë, arrestohet çifti shqiptaro-italian
Autoritetet policore në Itali kanë arrestuar një 52-vjeçar shqiptar dhe partneren e tij italiane, 37 vjeçe, banues në Abruzzo, pasi iu janë gjetur në makinën me të cilën po lëviznin rreth 15 kg kokainë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur pak pas mesnatës të së shtunës (14 shtator) në autostradën Bozen-Sud, Itali. Oficerët e policisë e ndaluan automjetin si shkak i manovrave të rrezikshme që ata po bënin në rrugë.
Droga, e cila ishte e ndarë në 15 pako të mbledhura me qese dhe më pas e vendosur në një valixhe, u zbulua nga qentë e policisë.
Ndërkohë nga kontrollet e kryera rezultoi se shoferi ishte shqiptar me precedentë të mëparshëm penalë, kurse makina që ai drejtonte ishte e regjistruar në emër të një shqiptari tjetër, i njohur në botën e drogës.
Lënda narkotike u sekuestrua. Në qoftë se ajo do të dilte në treg do të sillte fitime më shumë se 5 milionë euro.