Flash News

E-TJERA

U kapën në Portin e Durrësit me viza të falsifikuara, arrestohen katër shtetas të huaj

U kapën në Portin e Durrësit me viza të falsifikuara,

Në Portin e Durrësit është finalizuar operacioni "Pritësi", për goditjen e kalimit të paligjshëm të kufirit dhe falsifikimit të dokumenteve. Si pasojë kanë rënë në pranga katër persona dhe është proceduar një tjetër.

Të arrestuarit janë dy shtetas sirian, një palestinez dhe një gjerman. Ky i fundit tentoi të ndihmonte emigrantët e paligjshëm që të kalonin kufirin, duke përdorur viza turistike gjermane të dyshuara si të falsifikuara.

Policia bën me dije inicialet e personave të rënë në pranga:

A. H., shtetas gjerman, për veprat penale "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave";

A. A., 58 vjeç, shtetas palestinez, M. H., 33 vjeç, M. K., 46 vjeç, shtetas sirian, për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave".

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja R. F., 37 vjeçe, shtetase siriane, për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave".

Të fundit