Flash News

E-TJERA

U ndje keq teksa po pinte kafe, Bogdani u gjet pa ndjenja nga miqtë

U ndje keq teksa po pinte kafe, Bogdani u gjet pa ndjenja nga miqtë

Gert Bogdani u nda sot nga jeta në moshën 44-vjeçare. Ish-deputeti demokrat pësoi një arrest kardiak në hotelin “Rogner” aty ku ndodhej për një konferencë.

Mësohet se Bogdani ka qenë duke konsumuar kafe në momentin që nuk është ndjerë mirë.

“Kam probleme me frymëmarrjen”, iu është drejtuar ai miqve të tij, dhe është larguar për në tualet.

Pasi është vonuar miqtë e tij kanë shkuar në tualet për të kontrolluar Bogdanin. Sapo kanë hyrë brenda, ata e kanë gjetur ish-deputetin të shtrirë në tokë.

Ata kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë dhe kanë njoftuar ambulancën, e cila është vonuar.

 

Të fundit