Flash News
Sali Berisha thirret në SPAK, pritet të njihet me akuzën
GJKKO shtyn për në 1 tetor seancën ndaj Talo Çelës
Përleshje e dhunshme mes shqiptarëve dhe egjiptianëve në Itali, 7 të plagosur
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
U plagos në “Don Bosko”, zbardhet dëshmia e 22-vjeçarit: Dola të pija kafe, diçka më shpoi në këmbë
Ronaldo Metushi, 22-vjeçari që mbeti i plagosur bashkë me Kastriot Elezin në “Don Bosko” një ditë më parë, ka dëshmuar para uniformave blu.
Metushi ka deklaruar se kishte dalë të pinte kafe me Elezin dhe se papritur ka ndjerë se diçka e ka shpuar në këmbë.
22-vjeçari është shprehur se nuk ka arritur t'i shohë autorët.
“Jam i papunë. Dola të pija kafe poshtë shtëpisë me Kastriotin. Ata të lokalit ku ndodhi ngjarja i njoh, pasi kam punuar para ca kohësh si kamarier aty. Autorët nuk munda t’i shoh. Gjithçka ndodhi shpejt, vetëm kur ndjeva se diçka më shpoi në këmbë, e kuptova se isha qëlluar”, tha Metushi.