Flash News
Plagoset me thikë i riu shqiptar në Itali, turistët i japin ndihmën e parë
Sali Berisha thirret në SPAK, pritet të njihet me akuzën
GJKKO shtyn për në 1 tetor seancën ndaj Talo Çelës
Përleshje e dhunshme mes shqiptarëve dhe egjiptianëve në Itali, 7 të plagosur
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
U rrëzua duke eksploruar Malin e Korabit, i riu niset me helikopter drejt Traumës
Një 19-vjeçar është dërguar me helikopter nga Mali i Korabit drejt Traumës në Tiranë, pasi është lënduar teksa po eksploronte Alpet e Korabit kur në një moment është rrëzuar dhe është dëmtuar.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:40. Bëhet me dije se për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës për të riun e dëmtuar.
Njoftimi
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, i shkuan në ndihmë një 19-vjeçari, që u dëmtua gjatë eksplorimit të natyrës, në Alpet e Korabit.
Sot, rreth orës 12:40, në Alpet e malit të Korabit, duke eksploruar natyrën, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka mbetur i dëmtuar shtetasi K. S., 19 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i cili shoqërohej nga disa shtetas të tjerë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit, menjëherë kanë organizuar punën për t'i ardhur në ndihmë 19-vjeçarit.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës për shtetasin e dëmtuar.
Pas dhënies së ndihmës së parë, 19-vjeçari, është transportuar me helikopter, drejt Spitalit të Traumës.
Policia e Dibrës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.