Flash News

E-TJERA

U rrëzua nga pema, dëmtohet rëndë shqiptari në Greqi

U rrëzua nga pema, dëmtohet rëndë shqiptari në Greqi

Një 51-vjeçar shqiptar ka pësuar dëmtime të mëdha në kokë, pasi ka rënë në një lartësi teksa punonte në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari ka qenë duke krasitur një pemë në fshatin Armeni të Rethymnos pasditen e djeshme.

Ndërkohe mësohet se 51-vjeçari po trajtohet në Repartin e Kujdesit Intensiv të spitalit të Rethymnon.

Nuk dihet ende se si ai u gjet në tokë dhe cili ka qenë shkaku që ai u rrëzua nga ajo lartësi.

Të fundit