Flash News

E-TJERA

U vetëhodh nga furgoni, flasin dëshmitarët: Kishte debatuar me bashkëshortin, ndodhi në pak sekonda

U vetëhodh nga furgoni, flasin dëshmitarët: Kishte debatuar me

Një 50-vjeçare humbi jetën tragjikisht në Peqin. Mirushe Gjuzi ishte pasagjere në furgonin e linjës Peqin-Elbasan, kur u vetëhodh nga mjeti në lëvizje duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Një pasagjere tjetër e furgonit ka rrëfyer se si ka ndodhur ngjarja. Ajo thotë se gjithçka ndodhi në pak sekonda kur të gjithë ishin të fokusuar tek telefonat. Gjuzi ka hapur derën dhe është hedhur, ndërsa sipas dëshmitares të gjithë kanë shkuar për ndihmë, por ishte vonë.

“Të gjithë kanë qenë të pavëmendshëm. Ata e kanë pasur vëmendjen te telefonat, gjithçka ndodhi në pak sekonda. Pasagjerja ka qenë e ulur në vendin e parë. Ka hapur derën dhe është vetëhedhur. Të gjithë zbritën për t’i dhënë ndihmën e shpejtë, por përplasja ka qenë fatale”, ka rrëfyer ajo.

Mikja e viktimës thotë se gjithmonë uleshin bashkë, por sot kishte dashur të qëndronte vetëm. Ajo shton se 50-vjeçarja kishte debatuar me bashkëshortin.

“Gjithmonë rrinim të ulura në vendin e parë të furgonit, por këtë mëngjes deshi të ulej pas dhe u ul vetëm”, ka thënë shoqja e viktimës.

Të fundit