Flash News

E-TJERA

U vra nga bashkëshorti, kjo është 46-vjeçarja, nënë e 3 fëmijëve

U vra nga bashkëshorti, kjo është 46-vjeçarja,

Gruaja në foto është Luiza Mullolli, 46-vjeçarja e cila u vra  nga bashkëshorti i saj, Gjergji. Ata ishin në proces divorci dhe gruaja ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje për shkak të dhunës.

Konfliktet mes çiftit, prindër të tre fëmijëve shkuan deri aty derisa ditën e djeshme, 55-vjeçari e vrau gruan me armë zjarri dhe e hodhi në një gropë septike, pranë banesës.

Luiza jetonte me djalin, teksa dy vajza i kishte të martuara dhe jetonin në Greqi. Sipas familjarëve, bashkëshorti, i cili është ende në kërkim nga policia kishte tentuar dhe më parë ta mbyste.

Të fundit