Flash News

E-TJERA

Gjenden në valixhe dy trupa të copëtuar, dyshohet se janë të çiftit nga Vlora që u zhduk 5 vjet më parë në Itali

Gjenden në valixhe dy trupa të copëtuar, dyshohet se janë
Shpëtim dhe Teuta Pasho

Një tatuazh spirancë me emrin e një qyteti shqiptar. Ky mund të jetë çelësi për identifikimin e dy kufomave (një burrë dhe një grua) trupat e të cilëve u gjetën të copëtuar në një valixhe në një zonë midis Firences-Pisa-Livorno dhe burgut Sollicciano, raportojnë mediat italiane.

Hetuesit po përputhin këtë informacion me te dhenat që përmbahet në dosjet e personave të zhdukur. Njëra nga këto ka tërhequr vëmendjen dhe ka të bëjë me rastin e Shpëtim dhe Teuta Pasho, burri dhe gruaja me origjinë shqiptare të cilët u zhdukën në Castelfiorentino në Nëntor 2015, në rrethana ende të paqarta.

Gjenden në valixhe dy trupa të copëtuar, dyshohet se janë
Vendi ku u gjeten valixhet

Një tjetër detaj që nuk i ka shpëtuar zyrës së prokurorit dhe karabinierëve ka të bëjë me djalin e çiftit, i cili vuante denimin në burgun Sollicciano në kohën e zhdukjes.

Trupat mësohet se u gjetën të mbështjellë me celofan, të lidhura me shirit ngjitës.

Pika ku u gjetën valixhet, në një distancë prej dhjetëra metrash nga njëra-tjetra përgjatë autostradës, i bën hetuesit të supozojnë se ato ishin hedhur nga një makinë në ecje në Firence- Pisa-Livorno, drejt Firences.

Çifti shqiptarësh nga Vlora u zhdukën pa lënë gjurmë në Castelfiorentino më 2 nëntor 2015. Ata kishin shkuar në shtetin fqinj për vizita mjekësore. Para se ata të zhdukeshin, thuhet se Tetuta kishte patur debate me të dashurën e djalit.

Të fundit