Flash News

E-TJERA

U premtoi ndihmë në proces gjyqësor dhe u merr 230 mijë euro, arrestohet 30-vjeçarja në Tiranë

U premtoi ndihmë në proces gjyqësor dhe u merr 230 mijë

Policia ka arrestuar në Tiranë një grua me emrin Milena Deraj, e cila u kishte marrë disa herë shumë të mëdha parash babait dhe dy djemve me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale  të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021.

Sipas njoftimit të policisë, thuhet se 30-vjeçarja u ka marrë deri në 230 mijë euro me anë të mashtrimit. Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe H. V., pasi me vetëgjyqësi kanë kanosur shtetasen M. D., për kthimin e parave.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë Finalizohet nga strukturat hetimore të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "Last fraud". Iu mori disa herë, shuma të mëdha parash, 3 shtetasve (familjarë), duke i mashtuar se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçarja.

Nga hetimet e thelluara dokumentohet dhe një rast i marrjes së shumës 230 000 euro nga kjo shtetase, me anë të mashtrimit. Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Last fraud", si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetases M. D., 30 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe H. V. (babai dhe dy djemtë), të tre banues në Shkodër.

Kjo shtetase iu ka marrë në mënyrë të përsëritur, shuma të mëdha parash, shtetasve A. V., Sh. V. dhe H. V., duke i premtuar se do t’i ndihmonte ata në një proces gjyqësor. Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe H. V., pasi me vetëgjyqësi kanë kanosur shtetasen M. D., për kthimin e parave.

Nga veprimet e thelluara hetimore është dokumentuar edhe një rast tjetër mashtrimi i kryer nga shtetasja M. D.,e cila gjatë një viti, i ka marrë në total rreth 230 000 euro, një shtetaseje, duke i premtuar se do t’i investonte paratë në bono thesari. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshmëm Tiranë, për veprime të mëtejshne procedurale.

Të fundit