Flash News

E-TJERA

Ushqimi në shkolla, Tomini: Mirëushqyerja prandalon sëmundjet jo të transmetueshme

Ushqimi në shkolla, Tomini: Mirëushqyerja prandalon sëmundjet jo

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, ka bërë me dije se tashmë është realizuar një studim fizibiliteti, ku konstatohet se strukturat arsimore janë gati, ndërsa nevojitet vendosje e mekanizmave të ndërveprimit institucional për zbatimin dhe monitorimin e ofrimit dhe sigurimit te ushqimit në shkolla.

“Struktura arsimore është në nivele të larta. Për të mirëmenaxhuar ushqim të sigurt janë vlerësuar skema në mirëmenaxhimin e ushqimit, me mensa, apo vendosjes së aparateve që japin ushqim të sigurt, është gjykuar dhe në përshtatjen e mjediseve të caktuar në prurjen e një ushqimi”, tha Tomini.

Për ekspertët e shëndetit publik, mirëushqyerja në fëmijërinë e hershme dhe adoleshencë përkthehet në të rritur më të shëndetëshëm.

“Mirërritja në fëmijëri dhe adoleshencë, sjell më pas një rini më të shëndetëshme, një aktivitet më të mirë fizik shëndetësor deri në pleqëri. Kështu që ne i përgjigjemi me imunitet me të fuqishëm, minimizomë riskut për sëmundjet jo të transmetueshme.

Ajo çfarë dietologët dhe ekspertët sugjerojnë është respektimi i vakteve ushqimore, duke e konsideruar mëngjesin ndër më të rëndësishmit për fëmijët, në mënyrë që të kenë një performancë më të mirë në shkollë.

Të fundit